PYETJET MË TË SHPESHTA / NAJČEŠĆE POSTAVLJANA PITANJA / FREQUENTLY ASKED QUESTIONS
PYETJET MË TË SHPESHTA
Këtu gjeni përgjigjet për pyetjet që kemi pranuar gjatë fazës së pyetjeve dhe përgjigjeve.
- Q: A mund të përkrahen përmes programit investime në pajisje, infrastrukturë dhe zgjidhje digjitale të nevojshme për zhvillimin ose zgjerimin e një biznesi, përfshirë pajisjen e hapësirave të punës, pajisjet për prodhim dhe paketim, ndërtimin e serave, si dhe krijimin e platformave për shitje dhe promovim online?
A: Pakot mbështetëse përfshijnë pajisjet fillestare të nevojshme për fillimin e një biznesi në sektorët e mbështetur nga Skema e Granteve, me fokus në inovacion dhe zhvillimin e shërbimeve.
Sektorët që Skema e Granteve mbështet janë si mëposhtë:
• Arsim dhe Trajnime;
• Teknologji Informative (IT);
• Shërbime Profesionale dhe Administrative;
• Shërbime Digjitale dhe Inovative;
• Tregti Elektronike dhe Shitje Online;
• Shërbime Kreative dhe Dizajn Grafik.
- A mbështeten në kuadër të kësaj faze të Skemës së Granteve sektorët si bukuria, dekori, rrobaqepësia, shpezëtaria, bujqësia, gastronomia dhe mirëmbajtja?
—
Në këtë fazë të skemës nuk mbulohen drejtpërdrejt sektorët e lartpërmendur, pasi skema është e fokusuar në shërbime digjitale, inovative dhe profesionale.
Kjo është faza e parë e Skemës së Granteve, e cila në të ardhmen parasheh edhe faza të tjera të Granteve për sektorë të ndryshëm.
3. A përfshihet sektori i fotografisë në kuadër të Skemës së Granteve dhe si trajtohet ai brenda programit?
—-
Po, sektori i fotografisë përfshihet në kuadër të sektorëve të mbështetur nga Skema e Granteve, pasi është pjesë e shërbimeve kreative dhe inovative. Për detaje më specifike lidhur me pajisjet dhe përmbajtjen e setit mbështetës për këtë sektor, kandidatët do të njoftohen pas fazës së shprehjes së interesit.
4. A ofrohet mbështetje dhe mentorim për marketingun online dhe shitjen përmes rrjeteve sociale në kuadër të skemës?
—
Po, skema ofron mbështetje dhe mentorim edhe në fushën e marketingut online dhe shitjes përmes rrjeteve sociale, si pjesë e zhvillimit të aftësive digjitale dhe forcimit të kapaciteteve për promovimin e bizneseve.
5. A mund të na informoni për pjesën teknike të trajnimeve, si orari, kohëzgjatja, forma e zhvillimit (online apo fizik), pjesëmarrja e detyrueshme, certifikimi dhe mbështetja pas përfundimit të programit?
—
Trajnimi do të mbahet në datat 20–22 korrik, ndërsa orari i saktë do të komunikohet para fillimit. Forma e zhvillimit është online dhe pjesëmarrja është e detyrueshme. Pas përfundimit të trajnimit nuk ofrohet certifikim. Programi i grantit ofron mbështetje me set të pajisjeve për fillimin e një biznesi të ri, trajnim në fushën e menaxhimit të biznesit, si dhe konsulencë gjatë procesit të zhvillimit të idesë së biznesit.
6. A mbulon granti shpenzimet e qirasë së lokalit?
—
Shpenzimet qe NUK mbulohen nga granti jane:
a. Borxhet apo pagesat e shërbimit të borxhit;
b. Qiraja e zyrës;
c. Provizion për humbjet dhe detyrimet e mundshme në të ardhmen;
d. Kostot e deklaruara nga Aplikuesi dhe të mbuluara nga ndonjë veprim tjetër apo program pune;
e. Blerje të tokës apo ndërtesës;
f. Blerje të automjeteve;
g. Kreditë;
h. Kostot e furnizimit me lëndë të parë.
7. A jepen grantet në formë të mjeteve monetare apo në formë pajisjesh, dhe a përfshijnë ato edhe pajisje fizike dhe mobilie pune për fillimin e biznesit?
—
Grantet nuk jepen në formë të mjeteve monetare, por në formë pajisjesh dhe mbështetjeje përmes mentorimit. Në kuadër të skemës janë parashikuar sete pajisjesh specifike sipas sektorëve të mbështetur, të cilat mund të përfshijnë edhe pajisje fizike dhe mobilie pune të nevojshme për fillimin dhe funksionalizimin e biznesit.
8. A ka detyrim për të punësuar persona të tjerë pas marrjes së grantit?
—
Jo, nuk ka detyrim për të punësuar persona të tjerë pas marrjes së grantit. Megjithatë, nëse pas përfitimit të grantit përfituesja punëson një punëtor/e, kjo konsiderohet vlerë e shtuar dhe tregon zhvillim të mëtejshëm të biznesit.
9. Në thirrje theksohet se përfitueset duhet të jenë të gatshme të paguajnë kontributet pensionale dhe detyrimet tjera ligjore. Duke pasur parasysh se një biznes i ri mund të jetë në fazën fillestare dhe të mos gjenerojë ende të ardhura të qëndrueshme, a mund të sqaroni se si trajtohet kjo çështje në praktikë?
—
Sipas ligjit në Kosovë, nëse biznesi ka detyrim për pagesën e kontributeve pensionale dhe detyrimet e tjera të parapara ligjore, ato duhet të paguhen sipas afateve ligjore, edhe nëse biznesi është ende në fillim dhe nuk ka të ardhura të qëndrueshme.
10. A konsiderohet vetëm biznesi individual si formë e pranueshme, apo mund të regjistrohet edhe sh.p.k. (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar)?
—
Përfituesit mund të regjistrojnë biznesin si sh.p.k. ose si biznes individual (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), varësisht nga forma që zgjedhin për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Të dyja format janë të pranueshme në kuadër të Skemës.
11. A kërkohet që biznesi të jetë i regjistruar para aplikimit apo pas përfitimit të grantit?
—
Regjistrimi i biznesit duhet të bëhet menjëherë pas njoftimit se jeni përzgjedh si përfituese e grantit,në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e programit.
12. A pranohet aplikimi nëse e kam biznesin e regjistruar dhe dua ta zgjeroj më tutje me këtë grant?
—
Skema parasheh përkrahjen e ideve fillestare dhe startup-eve që në një të ardhme të afërt synojnë të regjistrohen si biznese. Prandaj, skema nuk përkrah bizneset që tashmë janë të regjistruara.
13. A është kjo vetëm faza e parë e projektit dhe në të ardhmen a do të ketë edhe faza të tjera me mbështetje për sektorë të ndryshëm?
—
Po, kjo është faza e parë e Skemës së Granteve dhe do të ketë edhe faza të tjera me mbështetje për sektorë të ndryshëm.
14. A jam e pranueshme për aplikim në Skemën e Granteve nëse jam 36 vjeç, duke marrë parasysh kufizimin e moshës?
—
Si kriter i rëndësishëm i kësaj faze të Skemës së Granteve, përfshihen vetëm gratë dhe vajzat e moshës 18–35 vjeç, prandaj aplikantet duhet të jenë brenda këtij kriteri në momentin e aplikimit.
15. A mund të sqaroni pjesën ku thuhet se nuk mund të aplikojnë personat e punësuar në administratën komunale ose në institucione publike, dhe a përfshihen këtu vetëm institucionet e nivelit lokal apo edhe ato të nivelit qendror?
—
Ky kriter vlen për të gjitha institucionet publike, pa dallim nëse janë të nivelit lokal apo qendror. Pra, personat e punësuar në administratën komunale ose në institucione publike nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë skemë.
16. A mund të më sqaroni, ju lutem, nëse fakti që prindi im punon në komune ndikon në të drejtën time për të aplikuar për grant edhe nëse jam aktualisht e martuar dhe jetoj në nje komune tjeter?
—
Sipas kritereve përjashtuese të cekura në thirrje, aplikimi nuk përkrahet në rastet kur ekziston lidhje familjare e afërt me një zyrtar komunal. Prandaj, fakti që prind është i punësuar në komunë ndikon në të drejtën e aplikimit të kandidates.
17. A mund të më informoni ju lutem për hapat e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për këtë skemë grantesh?
—
Për aplikim, ju lutem na dërgoni email në info@projectherfuture.com me këto informata:
Titulli: “Shprehje Interesi”
Teksti: Unë quhem (Emri dhe Mbiemri) dhe shpreh interes të bëhem përfituese potenciale në fazën e parë të Skemës së Granteve.
Pas pranimit të emailit, ne do t’ju dërgojmë materialet e nevojshme për aplikim.
Të gjitha informatat dhe procedura për aplikim mund t’i gjeni në uebfaqen tonë zyrtare.
–
NAJČEŠĆE POSTAVLJANA PITANJA
Ovde možete pronaći odgovore na pitanja koja smo primili tokom faze postavljanja pitanja i davanja odgovora.
________________________________________________________________________________
Da li se kroz program mogu podržati investicije u opremu, infrastrukturu i digitalna rešenja neophodna za razvoj ili proširenje poslovanja, uključujući opremanje radnih prostora, opremu za proizvodnju i pakovanje, izgradnju plastenika, kao i uspostavljanje platformi za onlajn prodaju i promociju?
Paketi podrške obuhvataju početnu opremu neophodnu za pokretanje poslovanja u sektorima koje podržava Šema grantova, sa fokusom na inovacije i razvoj usluga.
Sektori koje Šema grantova podržava su sledeći:
- Obrazovanje i obuke;
- Informacione tehnologije (IT);
- Profesionalne i administrativne usluge;
- Digitalne i inovativne usluge;
- Elektronska trgovina i onlajn prodaja;
- Kreativne usluge i grafički dizajn.
_____________________________________________________________________________
Da li se u okviru ove faze Šeme grantova podržavaju sektori kao što su kozmetičke usluge, dekoracija, krojačke usluge, živinarstvo, poljoprivreda, gastronomija i usluge održavanja?
U ovoj fazi Šeme navedeni sektori nisu direktno obuhvaćeni, jer je Šema grantova usmerena na digitalne, inovativne i profesionalne usluge.
Ovo je prva faza Šeme grantova, koja u budućnosti predviđa i druge faze dodele grantova za različite sektore.
Da li je sektor fotografije obuhvaćen u okviru Šeme grantova i na koji način se tretira u okviru programa?
Da, sektor fotografije je obuhvaćen sektorima koje podržava Šema grantova, jer je deo kreativnih i inovativnih usluga. Za detaljnije informacije u vezi sa opremom i sadržajem paketa podrške za ovaj sektor, kandidati će biti obavešteni nakon završetka faze iskazivanja interesovanja.
Da li se u okviru Šeme pruža podrška i mentorstvo za onlajn marketing i prodaju putem društvenih mreža?
Da, Šema pruža podršku i mentorstvo i u oblasti onlajn marketinga i prodaje putem društvenih mreža, kao deo razvoja digitalnih veština i jačanja kapaciteta za promociju poslovanja.
Možete li nas informisati o tehničkom delu obuka, kao što su raspored, trajanje, način realizacije (onlajn ili uživo), obaveznost učešća, sertifikacija i podrška nakon završetka programa?
Obuka će se održati u periodu od 20. do 22. jula, dok će tačan raspored biti saopšten pre početka. Oblik izvođenja je onlajn i učešće je obavezno. Nakon završetka obuke ne izdaje se sertifikat. Program grantova obezbeđuje podršku u vidu seta opreme za pokretanje novog poslovanja, obuku iz oblasti upravljanja poslovanjem, kao i konsalting tokom procesa razvoja poslovne ideje.
Da li grant pokriva troškove zakupa poslovnog prostora?
Troškovi koji NISU pokriveni grantom su:
- Dugovi ili plaćanja servisiranja duga;
b. Zakup kancelarijskog prostora;
c. Rezervisanja za gubitke i moguće buduće obaveze;
d. Troškovi koje je aplikant prijavio, a koji su već pokriveni drugim programom ili merom;
e. Kupovina zemljišta ili objekata;
f. Kupovina vozila;
g. Krediti;
h. Troškovi nabavke sirovina.
Da li se grantovi dodeljuju u formi novčanih sredstava ili u formi opreme, i da li obuhvataju i fizičku opremu i kancelarijski nameštaj za pokretanje poslovanja?
Grantovi se ne dodeljuju u obliku novčanih sredstava, već u vidu opreme i podrške kroz mentorstvo. U okviru Šeme predviđeni su setovi opreme specifični za podržane sektore, koji mogu obuhvatiti i fizičku opremu i kancelarijski nameštaj neophodan za pokretanje i funkcionisanje poslovanja.
Da li postoji obaveza zapošljavanja drugih lica nakon dobijanja granta?
Ne, ne postoji obaveza zapošljavanja drugih lica nakon dobijanja granta. Međutim, ukoliko nakon dobijanja granta korisnik zaposli radnika/radnicu, to se smatra dodatnom vrednošću i pokazuje dalji razvoj poslovanja.
U pozivu se naglašava da korisnice treba da budu spremne da plaćaju penzijske doprinose i druge zakonske obaveze. S obzirom na to da novi biznis može biti u početnoj fazi i još ne generisati stabilne prihode, možete li pojasniti kako se ovo pitanje rešava u praksi?
Prema zakonima na Kosovu, ukoliko preduzeće ima obavezu plaćanja penzijskih doprinosa i drugih zakonski propisanih obaveza, one se moraju plaćati u zakonskim rokovima, čak i ako je biznis još u početnoj fazi i nema stabilne prihode.
Da li se kao prihvatljiva forma smatra samo individualni biznis, ili se može registrovati i d.o.o. (društvo sa ograničenom odgovornošću)?
Korisnici mogu registrovati biznis kao d.o.o. ili kao individualni biznis, u zavisnosti od forme koju izaberu za razvoj svoje delatnosti. Oba oblika su prihvatljiva u okviru Šeme.
Da li se zahteva da biznis bude registrovan pre prijave ili nakon dobijanja granta?
Registracija biznisa mora se izvršiti odmah nakon obaveštenja da ste izabrani kao korisnica granta, u skladu sa uputstvima i procedurama programa.
Da li se prihvata prijava ako imam registrovan biznis i želim da ga dalje proširim ovim grantom?
Šema predviđa podršku početnim idejama i startup-ovima koji u bliskoj budućnosti planiraju da se registruju kao biznisi. Stoga, šema ne podržava biznise koji su već registrovani.
Da li je ovo samo prva faza projekta i da li će u budućnosti biti i drugih faza sa podrškom za različite sektore?
Da, ovo je prva faza Šeme grantova i biće i druge faze sa podrškom za različite sektore.
Da li ispunjavam uslove za prijavu na Šemu grantova ako imam 36 godina, uzimajući u obzir starosno ograničenje?
Kao važan kriter ove faze Šeme grantova, obuhvaćene su isključivo žene i devojke uzrasta od 18 do 35 godina, te kandidatkinje moraju ispunjavati ovaj kriter u trenutku prijave.
Možete li pojasniti deo gde se navodi da se ne mogu prijaviti lica zaposlena u opštinskoj administraciji ili u javnim institucijama, i da li to obuhvata samo institucije lokalnog nivoa ili i one na centralnom nivou?
Ovaj kriter se primenjuje na sve javne institucije, bez obzira na to da li su na lokalnom ili centralnom nivou. Dakle, lica zaposlena u opštinskoj administraciji ili u javnim institucijama nemaju pravo da se prijave na ovu šemu.
Da li možete da mi pojasnite da li činjenica da moj roditelj radi u opštini utiče na moje pravo da se prijavim za grant, iako sam trenutno udata i živim u drugoj opštini?
Prema isključujućim kriterijumima navedenim u pozivu, prijava se ne podržava u slučajevima kada postoji bliska porodična veza sa opštinskim službenikom. Stoga, činjenica da je roditelj zaposlen u opštini utiče na pravo kandidatkinje da se prijavi.
Možete li me, molim vas, informisati o koracima prijave i potrebnoj dokumentaciji za ovu šemu grantova?
Za prijavu, molimo vas da pošaljete e-mail na info@projectherfuture.com sa sledećim informacijama:
Naslov: „Iskazivanje interesovanja“
Tekst: Ja se zovem (Ime i Prezime) i izražavam interesovanje da postanem potencijalna korisnica u prvoj fazi Šeme grantova.
Nakon prijema e-maila, poslaćemo vam potrebne materijale za prijavu.
Sve informacije i proceduru za prijavu možete pronaći na našem zvaničnom sajtu.
–
FREQUENTLY ASKED QUESTIONS
Please find below the responses to questions received during the Questions and Answers phase.
Q:
1. Does the Grant Scheme support investments in equipment, infrastructure, and digital solutions necessary for establishing or expanding a business, including furnishing workspaces, production and packaging equipment, greenhouse construction, as well as the development of online sales and promotional platforms?
A:
The support packages include basic equipment and mentoring needed to establish a business in the sectors supported by the Grant Scheme, with a focus on innovation and service development.
The Grant Scheme supports the following sectors:
- Education and Training;
- Information Technology (IT);
- Professional and Administrative Services;
- Digital and Innovative Services;
- E-commerce and Online Sales;
- Creative Services and Graphic Design.
2. Q: Are sectors such as beauty, decoration, tailoring, poultry farming, agriculture, gastronomy, and cleaning/maintenance supported under this phase of the Grant Scheme?
A:
No. These sectors are not directly supported on this current phase, as the Grant Scheme is focused on digital, innovative, and professional services.
This is the first phase of the Grant Scheme. Future phases of the Grant Scheme are expected to extend support to additional sectors.
3. Q: Is photography included among the sectors eligible under the Grant Scheme, and how is it treated within the Scheme?
A:
Yes, photography is included among the sectors supported by the Grant Scheme, as it falls under creative and innovative services.
More specific details regarding eligible equipment and the support package for this sector will be provided to applicants after the Expression of Interest phase.
4. Q: Does the Grant Scheme offer support and mentoring for online marketing and social media sales?
A:
Yes, the Scheme provides support and mentoring in online marketing and social media sales, as a part of developing digital skills and strengthening participants’ capacity to promote and grow their businesses.
5. Q: Could you provide information about the technical aspects of the training, such as schedule, duration, delivery format (online or in-person), mandatory participation, certification, and post-program support?
A:
The training will be held from 20 to 22 July. The detailed schedule will be communicated to participants prior to the training.
The training will be delivered online, and participation is mandatory.
No certification is provided upon completion of the training.
The Grant Scheme provides support in the form of equipment packages for establishing a new business, intensive training in business development and management, and mentoring throughout the development of the business idea.
6. Q: Does the grant cover rental costs for business premises?
A:
No. Rental costs for office or business premises are not covered by the Grant Scheme.
The following costs are NOT eligible under the grant:
- Debts or debt service payments;
- Office rent;
- Provision for future losses or liabilities;
- Costs already covered by another programme or funding source;
- Purchase of land or buildings;
- Purchase of vehicles;
- Loans;
- Raw material supply costs.
7. Q: Are grants provided in the form of monetary funds or equipment, and do they include physical equipment and office furniture for starting a business?
A:
Grants are not provided in the form of cash funding. Instead, beneficiaries receive support through the provision of equipment and mentoring.
Within the Grant Scheme, sector-specific equipment sets are structured. Detailed information on eligible equipment and the support package available for this sector will be provided to applicants after the completion of Expression of Interest phase.
8. Q: Is there an obligation to hire additional staff after receiving the grant?
A:
No, there is no obligation to hire additional staff after receiving the grant.
However, if the beneficiary employs staff after receiving the grant, this is considered an added value and demonstrates further business development.
9. Q: The Call requires beneficiaries to pay pension contributions and other legal obligations. Considering that new businesses may be in an early stage and not yet generating stable income, how is this requirement managed in practice?
A:
According to the Kosovo laws, businesses subject to pension contributions and other legal obligations must fulfill these payments within the legally defined deadlines, even if they are in an early stage and have not yet generated stable income.
10. Q: Is only a sole proprietorship considered an eligible legal form, or can a limited liability company (LLC / sh.p.k.) also be registered?
A:
Beneficiaries may register their business either as a sole proprietorship or as a limited liability company (sh.p.k.), depending on the form they choose for developing their activity.
Both legal forms are eligible under the Grant Scheme.
11. Q: Is it required for the business to be registered before applying or after receiving the grant?
A:
The business must be registered immediately upon notification of selection as a grant beneficiary, in accordance with the Grant Scheme’s guidelines and procedures.
12. Q: Will the application be accepted if I already have a registered business and want to further expand it with this grant?
A:
The Scheme is designed to support initial ideas and start-ups that aim to register as businesses in the near future. Therefore, the scheme does not support businesses that are already registered.
13. Q: Is this only the first phase of the project or will there be future phases supporting different sectors?
A:
Yes, this is the first phase of the Grant Scheme. Next phases will also be implemented, extending support to additional sectors.
14. Q: Am I eligible to apply for the Grant Scheme if I am 36 years old, considering the age limit set in the Call?
A:
As specified in the Call for Applications, an important eligibility criterion for the current phase of the Grant Scheme is that applicants must be women or girls aged 18–35. Accordingly, applicants must fall within this criterion at the time of submitting their application.
15. Q: Could you clarify the provision stating that persons employed in municipal administration or public institutions cannot apply, and does this apply only to local-level institutions or also to central-level institutions?
A:
This criterion applies to all public institutions, regardless of whether they operate at local or central level. . Therefore, individuals employed in municipal administration or any other public institution are not eligible to apply under this Scheme.
16. Q: Could you please clarify whether the fact that my parent works in municipal administration/office affects my eligibility to apply for the grant, even if I am currently married and live in another municipality?
A:
In accordance with the exclusion criteria set out in the Call, applications are not eligible in cases involving a close family relationship with a municipal official. Therefore, an applicant whose parent is employed by a municipality is considered ineligible under this Scheme.
17. Q: Could you please inform me about the application steps and required documents for this grant scheme?
A:
To apply, please send an email to info@projectherfuture.com with the following information:
Subject: “Expression of Interest”
Body: I am (Name and Surname) and I express my interest to become a potential beneficiary in the first phase of the Grant Scheme.
After receiving your email, we will send you the necessary application materials.
All information and the application procedure can also be found on our official website.